Mësuesit në Shqipëri do të marrin 180 euro në shumë, Manastirliu: Paga 950 euro nga 1 gushti

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Gusht, 2024 19:34

Mësuesit në Shqipëri do të marrin 180 euro në shumë, Manastirliu: Paga 950 euro nga 1 gushti

Duke nisur që nga muaji gusht, në xhepat e rreth 30 mijë mësuesve do të ketë më shumë para me reformën e pagave.

Në një intervistë për Top Channel, ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu shpjegon arritjen e pagës në 950 euro mesatarisht për punonjësit shkollorë si një objektiv të përmbushur për qeverinë, që ka prioritet mbështetjen e mësuesve.

“Tashmë është një zotim i mbajtur premtimi për rritjen e pagave të mësuesit deri në 40% për 4 vite. Vërtet motivuese për mësuesit e cila shkon në 950 euro mesatarisht, ndërsa rritja në vlerë pagese do të jetë 180 euro mesatarisht”, tha Manastirliu.

Sistemi arsimor do të ketë edhe ndryshime të tjera, me planin e ri të zhvillimit profesional dhe karrierës që ka si qëllim investimin jo vetëm financiar te arsimtarët.

“Të përfitojnë më shpejt kualifikimin e tyre si mësues të specializuar, kualifikuar apo mësues mjeshtër, e nga ana tjetër rrisim pagesën për kualifikimet e tyre duke siguruar trajnimin e tyre gjatë gjithë karrierës. Pikërisht rritja e pagave, sistemi i ri i zhvillimit profesional, kreditë e lehtësuara për blerjen e banesës, demonstron angazhimin që kemi marr për të rritur dinjitetin e mësuesit e për ta bërë këtë profesion më të kërkuar”, u shpreh ministrja.

Me hapjen e aplikimeve universitare, ministrja Manastirliu u bën thirrje maturantëve që me këto politika të reja kanë më shumë arsye për ta zgjedhur si preferencën e tyre. Ndërkaq zbulon kuotat për programet prioritare në sektorë me rëndësi për vendin si mësuesia, inxhinieria, bujqësia, ku mund të përfitohet çdo muaj një bursë në vlerën e 40 mijë lekëve.

“Në këto vite kemi mbështetur me bursa sa paga minimale rreth 330 studentë të cilët tashmë janë përfshirë në programe studimi me prioritet kombëtar, që kanë lidhur marrëveshje për të dhënë kontributin në vendin tonë pas përfundimit të studimeve; dhe planifikojmë për këtë vit të jenë rreth 100 bursa sa paga minimale që do t’iu alokohen disa universiteteve”, tha Manastirliu,

Ministria e Arsimit po kryen ndërkohë një analizë të gjerë të programit mësimor, ku parashikohet modernizimi i kurrikulave.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Gusht, 2024 19:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?