Mickoski si Gruevski, u ‘shpallë’ luftë ambasadorëve

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:01

Mickoski si Gruevski, u ‘shpallë’ luftë ambasadorëve

Kryeministri Hristijan Mickoski ka ashpërsuar retorikën kundër ambasadorëve të shteteve aleate dhe partnerëve strategjik në vendin tonë, përkatësisht kundër BE-së dhe SHBA-ve, shkruan Alsat.

Kërkesat e tyre kundër shpërbërjes së Këshillit Gjyqësorë, Mickoski i cilësoi ndërhyrje në punët e brendshme.

“E dëgjova atë deklaratë. Disi është bërë praktikë që ambasadorët të ndërhynë në punët e brendshme të shtetit. Por në rregull”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Retorikë të njëjtë përdorte edhe paraardhësi i tij, Nikolla Gruevski. Në vitin 2016 përpara Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Gruevski kishte kërkuar që disa ambasadorë të ndalojnë së ndërhyri në punët e brendshme të vendit.

“Disa ambasadorë…….Disa ambasadorë kanë filluar si shumë të përfshihen në politikën e brendshme të vendit. Kjo duhet të ndërpritet”, kishte thënë ish-kryeministri Nikolla Gruevski më 17 dhjetor të vitit 2016.

Në vitin 2016 Gruevski kishte akuzuar ish ambasadorin e SHBA-ve Xhes Bejlli dhe atë të Britanisë së Madhe, Çarlls Garet për ndërhyrje në politikën e brendshme, përkatësisht për tendenca që ta rrëzojnë Gruevskin nga pushteti. / Alsat.mk

480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 4 Korrik, 2024 19:01
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
480
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?