Mickoski takoi kryeministrin bullgar në Uashington: Fqinjësia e mirë, rrugë me dy drejtime

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:09

Mickoski takoi kryeministrin bullgar në Uashington: Fqinjësia e mirë, rrugë me dy drejtime

Në ditën e fundit të Samitit të NATO-s në Uashington, kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se ka pasur mundësinë të bisedojë shkurt më kryeministrin teknik bullgar Dimitar Gllavçev. Një takim formal mes tyre nuk ishte planifikuar megjithatë kryeministri, në rrjetet sociale, njoftoi se ka shfrytëzuar mundësinë të bisedojë me të për kontestin mes vendeve.

“U konstatua se marrëdhëniet duhet të relaksohen dhe theksova se duhet të shikojmë nga e ardhmja dhe të shfrytëzojmë mundësitë për bashkëpunim. Temat e së shkuarës dhe hapja e pengesave të reja nuk do t’i afrojnë të dy popujt dhe se duhet të ndërmerren përpjekje dhe hapa që do të ngjallin besim midis shteteve si në periudhën para vetos dhe fillimit të politikës së pengesave”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Më vonë në një video mesazh, Mickoski tregon për takimet e zhvilluara gjatë ditës së fundit të samitit, me kryeministra e presidentë nga bota, por edhe nga rajoni. Ai përcolli përsëri mesazhin që fqinjësia e mirë është rrugë me dy drejtime.

“Përfundoi koha e përkuljes së kurrizit, përfundoi koha e politikanëve të korruptuar nga Maqedonia që janë të gatshëm që me qëllim që të mbrojnë krimin dhe korrupsionin e tyre, të bëjnë gjithçka, të pranojnë gjithçka, të nënshkruajnë çdo nënçmim që do t’u ofrohet në tavolinë, vetëm që ta ruajnë krimin e tyre. Ajo periudhë është histori dhe e kaluar. Duhet patjetër të flasim si partnerë të vërtetë, të flasim si fqinj sepse partneriteti dhe fqinjësia e mirë është një rrugë me dy drejtime”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.

Edhe pse ishte lënë si mundësi e hapur, Mickoski në margjinat e këtij takimi nuk ka takuar kokë më kokë kryeministrin grek Kiriakos Micotakis i cili kishte paralajmëruar që do ta ngre në nivel të Samitit çështjen e mosrespektimit të Marrëveshjes së Prespës.

Samiti i NATO-s ku u shënua 75 vjetori i formimit të Aleancës përfundoi dje. Tema kryesore ishte vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën dhe investimi në sektorin e mbrojtjes i vendeve anëtare. /Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:09
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?