Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se qytetarët e Maqedonisë të cilët kanë marrë pasaportë bullgare, do t’i grisin ato në momentin kur vendi do të bëhet anëtare e BE-së. Ai tha se askush nuk ka nxjerr pasaportë bullgare për shkak të përkatësisë etnike apo kombëtare, por për arsye ekonomike.
“Pyetja e vërtetë është pse qytetarët maqedonas nuk kërkuan pasaportë bullgare para se Bullgaria të hynte në BE. Pasaporta bullgare nuk ka të bëjë me etninë apo kombësinë. Me sa di unë, maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët, vllehët dhe boshnjakët kanë pasaporta bullgare për arsye ekonomike. Ata besojnë se në këtë mënyrë do të kenë më lehtë mundësinë për të punuar në vendet e BE-së dhe jo sepse ndihen bullgarë. Dhe jam i sigurt se që nesër të gjithë do t’i dorëzonin, nëse nuk do të kishte ndodhur kjo padrejtësi dy dekada e gjysmë pritje për fillimin e negociatave”, tha Mickoski.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
29 Korrik, 2024 20:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.