Ambasadori i Francës, Sirill Bomgartner ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski. Siç bëhet e ditur në njoftimin e ambasadorit, në takim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, ku Bomgartner ka shprehur mbështetjen e Francës për perspektiven evropiane të RMV-së.
“Ambasadori realizoi takim me kryeministrin e sapozgjedhur Hristijan Mickoski, gjatë të cilit biseduan për thellimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Francës dhe Maqedonisë së Veriut në të gjitha nivelet dhe për mbështetjen e plotë të Francës për perspektivën evropiane të vendit dhe rrugën drejt reformave”, shkruan në njoftimin e Ambasadës së Francës në Maqedoninë e Veriut.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
1 Korrik, 2024 22:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.