Mikel Arteta: “Suksesi im te Arsenali është falë Pep Guardiolas”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Nëntor, 2025 21:17 Përditësuar

Mikel Arteta: “Suksesi im te Arsenali është falë Pep Guardiolas”

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka treguar se rruga e tij drejt suksesit në Premier League është e lidhur ngushtë me mentorin e tij, Pep Guardiola. Në një intervistë të fundit, Arteta ka kujtuar takimin e parë me Guardiolën në moshën 15-vjeçare, kur iu bashkua akademisë së famshme La Masia të Barcelonës.

Pas tërheqjes nga futbolli profesionist në vitin 2017, Arteta u bë pjesë e stafit teknik të Guardiolës te Manchester City, përpara se të merrte drejtimin e Arsenalit në dhjetor 2019. Ai e cilëson këtë periudhë si një nga më të rëndësishmet e jetës së tij:

“Ai ishte heroi im si lojtar. Përfunduam duke punuar së bashku dhe duke kaluar njërën nga periudhat më të mira të jetës sime. Dhe sërish, nëse jam ulur në karrigen ku jam sot, është falë tij.”

Arteta shtoi se filozofia e përbashkët e futbollit e edukuar në Barcelonë dhe mundësia që Guardiola i dha për të qenë pjesë e stafit të tij pa përvojë të mëparshme si trajner, ishte një nga vendimet më të mira të jetës së tij.

Flaka

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Nëntor, 2025 21:17 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?