Milan në krizë pa Modrić, kroati synon rikthimin e shpejtë
AC Milan po kalon një periudhë të vështirë në fund të sezonit, pas dy humbjeve radhazi që kanë rritur presionin për objektivin e kualifikimit në UEFA Champions League.
Sipas raportimeve, mungesa e Luka Modrić ka ndikuar ndjeshëm në performancën e skuadrës së trajnerit Massimiliano Allegri.
Mesfushori kroat u dëmtua në ndeshjen ndaj Juventusit pas një përplasjeje me Manuel Locatellin, duke pësuar një frakturë në zonën e mollëzave, çka e ka mbajtur jashtë fushave në sfidat e fundit.
Mungesa e tij është reflektuar menjëherë në lojën e Milanit, i cili ka humbur stabilitetin në mesfushë dhe ritmin në rezultate.
Megjithatë, 40-vjeçari raportohet se është i vendosur të rikthehet sa më shpejt në fushë dhe synon të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Genoaa në “Marassi”.
Modrić do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor për të vlerësuar gjendjen e tij, ndërsa nëse merr dritën jeshile, ai mund të jetë të paktën në stol me një maskë mbrojtëse.
Vendimi përfundimtar do të merret nga stafi mjekësor i Milanit, ndërsa kroati mbetet i fokusuar të ndihmojë skuadrën në momentet vendimtare të sezonit.
Flaka
















