Milani ul çmimin për Leaon

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Qershor, 2025 19:33

Milani ul çmimin për Leaon

Milani ka vendosur të ndryshojë qëndrim ndaj një prej emrave më të rëndësishëm në skuadër, Rafael Leao. Sipas mediave italiane, klubi kuqezi ka ulur ndjeshëm çmimin e kartonit të sulmuesit portugez, duke e vlerësuar tani rreth 70 milionë euro, shumë më pak se shifra mbi 100 milionë që kërkohej më parë.

Ky vendim vjen në një moment të vështirë për Milanin, që nuk do të marrë pjesë në Champions League sezonin e ardhshëm, një fakt që ka ndikuar drejtpërdrejt në financat e klubit dhe strategjinë e merkatos. Drejtuesit kërkojnë të riorganizojnë skuadrën, dhe për ta bërë këtë, janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe emra të mëdhenj si Leao.

Oferta e re për 26-vjeçarin është me shifër fikse, pa përfshirë bonuse apo klauzola të tjera.

Edhe pse Leao ndodhet në kulmin e karrierës së tij, ai nuk ka arritur ende të bëjë “kapërcimin e madh” që pritej. Ky sezon ka qenë i luhatshëm për të – me momente të shkëlqyera, por edhe ndeshje ku ka qenë thuajse i padukshëm.

Tashmë pritet të shihet nëse klubet e mëdha të Europës do të lëvizin konkretisht për yllin portugez, në një merkato ku priten shumë lëvizje të rëndësishme.

Flaka

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 12 Qershor, 2025 19:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media