Mbrojtësi brazilian i Real Madridit, Eder Militão, ka bërë një rrëfim prekës mbi periudhën e tij më të vështirë në karrierë, pas dy dëmtimeve të rënda në ligamentin e gjurit (ACL).
Në një konferencë për shtyp me kombëtaren e Brazilit, ai pranoi se pas dëmtimit të dytë i kaloi në mendje edhe të largohej përfundimisht nga futbolli:
“Kur pësova dëmtimin e dytë të ligamentit, shumë gjëra më kaluan në mendje. Mendova të tërhiqesha nga futbolli sepse nuk është e lehtë. Por me ndihmën e bashkëshortes, vajzës sime dhe shokëve të skuadrës, jam këtu sot për të luajtur mirë.”
Militão ka kaluar dy vite të vështira me rikuperime të gjata, duke humbur mbi 90 ndeshje me Real Madridin. Megjithatë, ai është rikthyer fuqishëm këtë sezon, duke rifituar vendin e titullarit si në klub ashtu edhe në kombëtaren braziliane.
Ky rrëfim i tij tregon forcën e karakterit dhe mbështetjen e madhe që ka marrë nga familja dhe shokët e skuadrës, duke e rikthyer në nivelet më të larta të futbollit botëror.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
8 Tetor, 2025 23:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.