Mjeku i Harvardit zbulon frutat më të mira dhe më të këqija për zorrët

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Shtator, 2025 16:10

Mjeku i Harvardit zbulon frutat më të mira dhe më të këqija për zorrët

Zgjedhja e frutave ndikon jo vetëm në nivelin e energjisë dhe sheqerit në gjak, por edhe në mirëqenien e sistemit tretës. Dr. Saurabh Sethi, gastroenterolog me diplomë nga Harvard, ka publikuar një renditje të frutave të zakonshme sipas ndikimit që ato kanë tek zorrët – dhe ka zbuluar një frut të habitshëm që ai gjithmonë e shmang për të parandaluar inflamacionin.

Frutat që duhet shmangur

Në fund të listës gjenden bananet shumë të pjekura, të cilat sipas Dr. Sethi rrisin sheqerin në gjak dhe ofrojnë më pak “karburant” për bakteret e mira të zorrëve. Ai rekomandon bananet paksa të gjelbra, të pasura me niseshte rezistente dhe fibra, që ndihmojnë tretjen dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit të zorrës së trashë.

Frutat më të mira për zorrët Në krye të listës janë:

  • Boronicat – të pasura me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë sëmundjet kronike.
  • Shegët – me polifenole që reduktojnë inflamacionin dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
  • Kivi – burim i shkëlqyer fibrash të tretshme, lehtëson kapsllëkun dhe përmirëson rregullsinë e tretjes.

Frutat në mes të listës

Pjeprat, dardhat dhe mollët janë të dobishme, ndërsa rrushi dhe portokajtë marrin vlerësime më të ulëta. Rrushi ka shumë ujë dhe vitaminë C, por më pak vlera ushqyese krahasuar me frutat e tjera. Portokajtë janë të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë, por konsumimi i tepërt mund të shkaktojë fotosensitivitet.

Ekspertët theksojnë se vitamina C është thelbësore për shëndetin e lëkurës, enëve të gjakut dhe kockave, dhe se një dietë e balancuar mund të sigurojë sasinë e nevojshme ditore.

Flaka

120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Shtator, 2025 16:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
120
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?