Muajin tjetër do të ketë takim bilateral ndërmjet ministrit të drejtësisë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 22:00

Muajin tjetër do të ketë takim bilateral ndërmjet ministrit të drejtësisë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova

Ministri për Drejtësi në Maqedoninë e Veriut, Igor Filkov, sot është pajtuar me homologen nga Kosova, Albulena Haxhiu, që në muajin shtator të ketë takim bilateral për zgjidhjen e disa çështjeve të hapura ndërmjet dy vendeve, transmeton Portalb.mk.

“Janë dakorduar për takim të përbashkët ndërmjet dy ministrive në shtator për vazhdimin e diskutimit dhe aktiviteteve për çështje të interesit të përbashkët”, raportoi Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.

Raportohet që dy palët janë pajtuar për mbështetje reciproke në zgjidhjen e prioriteteve në lidhje me drejtësinë.

Filkov u takua me Haxhiun në suaza të takimit që u zhvilluar sot (5 gusht) në Shkup ndërmjet delegacionit të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë disa çështje të hapura, si ekstradimi i të dënuarve në rastin “Monstra”, arrestimi i ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bazë të fletëarrestit të lëshuar nga Interpoli – Beograd, incidenti i presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, dhe çështje tjera si Rasti Kumanova.

Ndryshe, Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Republikën e Kosovës përmes një note proteste ka reaguar ndaj problemit me presidenten Vjosa Osmani që ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ndërsa Ambasada e Kosovës në Shkup ka sqaruar që kjo nuk është nota e parë, siç ishte pretenduar në media.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 22:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?