Mucunski: Tre ambasadorë janë ftuar për bisedë në ministri

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:05

Mucunski: Tre ambasadorë janë ftuar për bisedë në ministri

Ministri i Jashtëm Timço Mucunski konfirmoi se tre ambasadorë të vendit, ai në misionin e OKB-së në Nju Jork Lubomir Fërçkovski, ai në Romë, Vesel Memeti dhe ambasadori në Shqipëri Danço Markovski janë ftuar për bisedë në ministri.

Ai, në intervistë për Televizionin e Maqedonisë, thotë se arsyer janë të ndryshme por për dy prej tyre ka shqetësime serioze për shkelje të procedurave të punës. Për momentin, Ministria e Punëve të Jashtme është duke analizuar edhe të gjithë emërimet para dhe paszgjedhore të ambasadorëve të rinj. Sipas të dhënave të Radios Evropa e Lirë, vetëm nga prilli deri në qershor janë dërguar 14 diplomatë. Nëse vërtetohet shkelje e procedurës, vendimet për dërgimin e tyre mund të rishikohen.

“Arsyet janë të ndryshme. Në periudhën e ardhshme do të punojmë për të vërtetuar ku ka dhe a ka gabime nëpërmjet një procedure transparente dhe ligjore. Në këtë moment nuk do të hy në detaje por në dy prej këtyre tre vendeve kemi dyshime serioze për veprim të pandershëm gjegjësisht punë jashtë akteve ligjore por edhe akteve nënligjore në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme… Sipas informacioneve që i kam marrë në dy javët e para si ministër jam seriozisht i shqetësuar për mënyrën se si ka funksionuar misioni në OKB por unë jam nga ata që thonë se ka procedura”, deklaroi Timço Mucunski, ministër i Jashtëm. /Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 19:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?