Murali artistik sipas ambasadorit Szunyog paraqet idetë evropiane edhe në qendër të Prizrenit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Gusht, 2024 22:10

Murali artistik sipas ambasadorit Szunyog paraqet idetë evropiane edhe në qendër të Prizrenit

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në ditën e fundit të mandatit të tij ka vizituar muralin artistik në qendër të Prizrenit, të realizuar me mbështetjen e kësaj zyreje.

Me këtë rast, ai ka takuar artistët, të cilët ia kanë shpjeguar konceptin e intervenimit në mural, sikurse edhe autoritetet komunale.

Ambasadori  Szunyog ka theksuar se vepra murale e krijuar në një zonë të mbrojtur të trashëgimisë kulturore të Prizrenit, është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të BE-së për përmirësimin e hapësirave urbane përmes intervenimeve artistike, raporton Telegrafi.

“Vjet kemi financuar një mural në Prishtinë. Dhe tani e kemi edhe një në Prizren. Jam i lumtur që artistët lokalë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe kanë zbukuruar këtë pjesë të qendrës së qytetit. Gjithashtu jam i lumtur që kanë integruar motivet lokale dhe ngjyrat në këtë mural. Jam i lumtur që mund ta shfrytëzojmë mbështetjen tonë për të paraqitur ide evropiane edhe në Prizren dhe që mund të kontribuojmë në zbukurimin e këtij qyteti multietnik e multikulturor”, ka thënë ai.

Ndërsa kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se është shumë e rëndësishme që të shfrytëzohet forca e artit për të promovuar qytetin e vjetër, dhe se në këtë drejtim kontribut do të ofrojë edhe pushteti lokal.

“Në këtë rast po shihet se është bërë një punë e mirë. Duhet t’i falënderojmë donatorët, por edhe artistët që e kanë realizuar këtë vepër sepse e kanë zbukuruar këtë pjesë. Të gjitha këto vepra mbesin në Prizren dhe tërheqin më shumë vizitorë, gjë që kontribuon në zhvillimin ekonomik lokal”, ka deklaruar Totaj.

Ndërkaq piktori Hasan Thaqi ka pohuar se murali është punuar në bashkëpunim me artistët Arbnor Morinën dhe Gentiana Belallarin për një muaj e gjysmë, raporton Telegrafi.

“Kjo pjesë e Kejit ka pas nevojë urgjente për mural. Kemi realizuar takime, janë diskutuar temat, dhe kemi ardhur në përfundim për realizimin e kësaj ideje. Dimensioni i këtij murali është 42 metra me 1.80 metra lartësi”, ka thënë Thaqi.

Sipas tij në këtë kompozicion mund të vërehet skulptura antike, meqë Prizreni është qytet antik me trashëgimi të pasur kulturore, ku me fokusi të veçantë është trajtuar skulptura e Vrapueses së Prizrenit, të tjetërsuar në kohën moderne. Ai ka shtuar se ka edhe portret urban, por edhe zambak, që janë elemente që tregojnë se Prizreni është multikulturor dhe ka bashkëjetesë në harmoni.

Përzgjedhja e kësaj teme, e cila përshkruan historinë e pasur të qytetit, ka ardhur si rezultat i një procesi të konsultimit publik me përfshirjen e institucioneve lokale të trashëgimisë kulturore, Komunës së Prizrenit, shoqërisë civile, artistëve dhe gazetarëve, në bashkëpunim me OJQ-në lokale EC Ma Ndryshe, e cila është e specializuar për projekte kulturore dhe të trashëgimisë kulturore. /Telegrafi

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Gusht, 2024 22:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?