Murtezani: Kemi humbur 79 mln euro nga mos shfrytëzimi i fondeve IPA

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 19:31

Murtezani: Kemi humbur 79 mln euro nga mos shfrytëzimi i fondeve IPA

Pasqyra e shfrytëzimit të fondeve IPA tregon se nga 302.4 milionë euro në dispozicion, deri në fund të vitit 2023 janë lidhur 58 kontrata në vlerë prej 109.1 milionë euro. Ky është shfrytëzim prej vetëm 34%, deklaroi ministri i Çështjeve Europiane Orhan Murtezani. Kjo, theksoi ai, reflekton një problem më të gjerë të joefikasitetit që rezulton në humbjen e mjeteve të konsiderueshme.

ORHAN MURTEZANI, MINISTËR I ÇËSHTJEVE EUROPIANE

Si ilustrim në kuadër të këtyre projekteve janë projektet infrastrukturore, seksioni rrugor Drenovë-Gradsko,seksioni hekurudhor Kriva Pallankë kufiri me Bullgarinë, impiantet për trajtimin e ujrave të zeza në Tetovë dhe Manastir, rrjeti i kanalizimit në Kërçovë dhe shumë projekta të tjera. Megjithatë shkalla e e absorbimit është e pamjaftueshme me vetëm 34 % të fondeve në dispozicion të mbuluara nga kontratat e nënshkruara dhe vetëm 22 % të fondeve të paguara”.

Murtezani tha se në fund të vitit 2022 dhe 2023 vendi ka humbur 79 milionë euro dhe se vlerësimet janë se deri në fund të vitit 2024 ekziston rreziku i humbjes së 43 milionë eurove shtesë nga IPA 2. Sipas tij, shkak për shfrytëzimin e dobët dhe joefikas të mjeteve është kuadri i pamjaftueshëm.

ORHAN MURTEZANI, MINISTËR I ÇËSHTJEVE EUROPIANE

Për t’u ballafaquar me këto sfida po ndërmarrim masat e mëposthme strategjike: përforcimi I IPA kapaciteteve përmes punësimeve të reja. Nevojë urgjente për plotësim në IPA strukturë duke i dhënë prioritet punësimeve në institucionet përkatëse nacionale. Politika për mbajtjen e stafit të IPA strukturës, variacioni lartë i profesionistëve të trajnuar të IPA-s shpesh tërheqen nga sektori privat, kjo krijon shqetësim serioz. Qëllimi ynë është të krijojmë kornizë të qartë për zhvillimin e karierës dhe mbajtjen e stafit Brenda IPA struktures”.

Murtezani bëri të ditur se do të vizitojë institucionet për të shqyrtuar mundësinë e trajnimit dhe ridrejtimit të kuadrove, por mbetet i përkushtuar se është e nevojshme të forcohet punësimi, jo vetëm në ministri por edhe në komuna.

/SHENJA/

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 30 Korrik, 2024 19:31
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?