Profesori universitar Avzi Mustafa vlerëson se pushteti dhe opozita shqiptare bën shumë zhurmë për Abetaren e unifikuar ndërkohë që përdorimi i saj nuk është zyrtar por vetëm në bazë të vullnetit të mësimdhënësve. Mustafa tha se Abetarja e Unifikuar është një mjet didaktik shtesë për të plotësuar njohuritë e fëmijëve.
“Çdo tekst që botohet jashtë shtetit ka procedurë se si duhet ajo të përdoret në një shtet tjetër prandaj këtu nuk është bë ajo procedurë. Kjo është një didaktikë plotësues, një fletore pune siç janë edhe revistat dhe gazetat për fëmijë qoftë “Gëzimi”, “Fatosi”, “Ylberi”, “Alba” e të tjerë që nxënësit të mund ta përdorin për të plotësuar njohuritë por si tekst drejtpërdrejt në procesin mësimor nuk mund ta përdorim për arsye se për të përdor një tekst duhet të ketë aktvendimin e dhënë nga Ministria e Arsimit të Maqedonisë. Unë mendoj se kjo është një fyerje ndaj arsimtarëve, nxënësve, profesionistëve dhe prindërve se edhe në Maqedoni përdoret Abetarja e unifikuar siç përdoret në Kosovë dhe Shqipëri, kjo nuk ka të bëj me këtë”, deklaroi Avzi Mustafa, profesor universitar. /Alsat.mk
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
3 Shtator, 2024 19:20
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.