Ish-mesfushori francez Samir Nasri ka kritikuar hapur zgjedhjet e trajnerit të Arsenal FC, Mikel Arteta, në lidhje me profilin e sulmuesit të skuadrës.
Në një deklaratë për Canal+, Nasri u shpreh se suedezi Viktor Gyökeres nuk është zgjedhja ideale për stilin e lojës së Arsenalit.
“Mendoj se Arteta ka zgjedhur profilin e gabuar të sulmuesit me Gyökeres. Ai duhet të kishte marrë një lojtar që krijon lidhje me mesfushën”, deklaroi Nasri.
Ai e krahasoi sulmuesin suedez me yllin e Manchester City, Erling Haaland, por theksoi se Gyökeres nuk ka të njëjtin nivel dhe i mungon loja me shpinë nga porta.
“Është pak si Haaland, por jo aq i mirë dhe pa aftësinë për të mbajtur topin”, shtoi ai.
Deklaratat e Nasrit pritet të hapin debat mes tifozëve dhe analistëve, duke vënë në pikëpyetje strategjinë e Arsenalit në repartin ofensiv.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
30 Prill, 2026 20:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.