Është ndarë nga jeta në moshën 85 vjeçare Bass-Baritoni Agim Quku. Quku interpretoi me nivel dhe cilësi të lartë artistike mbi 15 role në opera si “Berberi i Seviljes”, “Goca e Kaçanikut”, “Toka jonë”, “Vjosa”, “Carmen”, “La Traviata”, ku shquhej jo vetëm për zërin e tij, por edhe për lojën e shkëlqyer skenike.
Quku gjithashtu ka luajtur ne filmin muzikor shqiptar ‘Karnavalet’.
Sopranoja Shqipe Zani në një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar ndan kujtimet me Agimin dhe tregon bashkëpunimin me të, si në filmin Karnavalet duke interpretuar me zërin dhe lojën e tij bindëse rolin e prefektit.
Quku ishte autor i një numri të madh shkrimesh, rreth 400 artikuj kritikë dhe analiza për shfaqje dhe artistë të veçantë, të botuara në kohë të ndryshme. Pjesëmarrës në 10 festivale të këngës në RTSH, ai është nderuar 4 herë me çmime të dyta dhe të treta, si dhe pjesëmarrës në koncertet e majit.
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Driton Zenku
4 Shtator, 2024 20:36
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.