Ndërrohet ministri, ndërrohet drejtori i Onkologjisë por problemi me terapitë për të sëmurët me kancer nuk ka zgjidhje!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2024 19:07

Ndërrohet ministri, ndërrohet drejtori i Onkologjisë por problemi me terapitë për të sëmurët me kancer nuk ka zgjidhje!

Ndërrohet Qeveria, ministri i Shëndetësisë, drejtori i Fondit shëndetësor, madje edhe drejtori Klinikës së Onkologjisë, por akoma nuk zgjidhet problemi me terapitë për të sëmurët me kancer. Pacientët, të cilët  trajtohen në Klinikën e Onkologjisë nuk ua panë “hajrin” ende asnjërit prej tyre deri sa vuajnë për jetë a vdekje në luftën kundër sëmundjes së shekullit, shkruan Alsat.

Para dyerve të klinikës ku pacientët presin për të marr ilaçin e shpëtimit, që të tre u prononcuan para mediave se ka telashe, por asnjëri nuk dha afat se kur do të gjendet zgjidhje afatgjate për mijëra pacientë.

“Ai është problem i madh, ne jemi nga fundi me parapërgatitjet, kur dhe kujt duhet ti jepet terapia. Të jemi të sinqertë në disa raste duhet të shikohet në mënyrë racionale, nuk besoj se kolegët këtu japin terapi atje ku nuk duhet, po iu jepen pacientëve më në nevojë. Kur të kemi qëndrime të qarta ku do të dihet saktë kujt dhe kur duhet të jepet terapia, do të jetë shumë më e qartë. Shpresoj që për 1-2 muaj të sjellim një kornizë zyrtare për të gjitha terapitë që përdorën edhe në këtë klinikë”, tha Arben Taravari, Ministër i shëndetësisë.

“Kishte problem me njërin nga ilaçet, po punojmë të zgjidhim problemin dhe shpresoj që në një afat sa më të shpejtë do ta kemi edhe barin e munguar në klinikë. Terapia biologjike edhe më tej funksionon nga mjekët tanë onkologë, të cilët në mënyrë konzoliare vendosin për terapinë dhe mendoj se për të gjithë pacientët që ka indicie do ta marrin atë terapi biologjike”, u shpreh Igor Stojkovski, Drejtor i Klinikës së Onkologjisë.

“Tani më kemi dy ditë që jemi në komunikim me udhëheqësin e klinikës për buxhetin dhe mungesën e të gjitha barërave. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që politikat shëndetësore dhe financimi të ecin së bashku. Posa të bëhet rebalanci i buxhetit do të përpiqemi të sigurojmë mjetet për terapitë në Onkologji, Hematologji dhe nëpër institucionet tjera shëndetësore ku ka mungesë të buxhetit”, theksoi Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit shëndetësor.

Kujtojmë që dy vite më parë, nga TV Alsat u zbulua skandali me manipulimin e terapive të shtrenjta biologjike, ku dyshohet se ish-udhëheqësit dhe disa prej personelit mjekësor kanë keqpërdorur ilaçet dhe janë shitur privatisht, duke u privuar të drejtën e mjekimit pacientëve me kancer, që ishin pagues të sigurimit shëndetësor shtetëror.

Një vit më pas edhe Prokuroria publike ngriti procedurë para hetimore për këto dyshime dhe dy ish-drejtorët janë përjashtuar dhe suspenduar nga puna dhe janë në hetim. / Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Korrik, 2024 19:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?