Në Maqedoninë e Veriut mbi 7 përqind e energjisë elektrike u prodhua nga panelet solare dhe turbinat e erës

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 21:07

Në Maqedoninë e Veriut mbi 7 përqind e energjisë elektrike u prodhua nga panelet solare dhe turbinat e erës

Sasia e energjisë elektrike që vjen nga energjia e rigjenerueshme ka shënuar rritje në Maqedoninë e Veriut, duke llogaritur që 4 përqind e energjisë elektrike u prodhua nga panelet solare, ndërsa nga turbinat e erës 3.6 përqind, transmeton Portalb.mk.

Në marsin e vitit 2023 përmes paneleve solare janë prodhuar 17 079 MWh energji elektrike, ndërsa përmes turbinave të erës 10 953 MWh. Në marsin e vitit 2024 janë prodhuar 18 124 MWh nga panelet solare, ndërsa 16 290 nga turbinat e erës.

“Në mars 2024, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 576 974 МWh energji elektrike, 22.692 mil. nm3 gaz natyror, 454 378 ton qymyr dhe 81 059 produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Maqedonia e Veriut në muajin mars ka pasur mundësi të prodhon vetëm 80 përqind e energjisë që e ka konsumuar.

Në këtë periudhë, në Maqedoninë e Veriut shumica e energjisë elektrike është prodhuar nga termocentralet (48.8 %), Hidrocentralet (28.8 %), termocentralet e kombinuara (14.8 %), panelet solare (4 %), centralet e erës (3.6 %) dhe biogazi (0.5 %).

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 27 Maj, 2024 21:07
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?