Në Maqedoninë e Veriut sivjet janë regjistruar 500 nxënës më pak në shkollat fillore, alarmoi ministrja

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Gusht, 2024 20:03

Në Maqedoninë e Veriut sivjet janë regjistruar 500 nxënës më pak në shkollat fillore, alarmoi ministrja

Ministrja për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska, ka alarmuar që në vend është regjistruar ulje e numrit të nxënësve të regjistruar në shkolla, transmeton Portalb.mk.

“Të dhënat janë shqetësuese . Në muajin maj janë regjistruar në shkolla 17200 nxënës të klasës së parë ose 500 më pak se vitin e kaluar. Shteti nuk mund të ketë ardhmëri, nëse ky trend vazhdon. Do të bëjmë çmos që të ndryshojmë situatën, që qytetarët tanë të qëndrojnë këtu dhe të jenë të kënaqur me kushtet për arsim, punë dhe jetesë”, tha ministrja.

Ndryshe, në Maqedoninë e Veriut ka filluar rritja e kërkesave për fletëshpërngulje, si një procedurë administrative për zhvendosjen e nxënësve nga shkollat e Maqedonisë së Veriut në vendet evropiane.

Një nga arsyet për uljen e numrit të nxënësve në shkollat e Maqedonisë së Veriut është edhe nataliteti. Për tre muajt e fundit të vitit 2023 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 4 185 lindje dhe 5 028 vdekje, duke regjistruar 843 vdekje më shumë sesa linje.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 8 Gusht, 2024 20:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?