Nëntë persona dyshohet të jenë helmuar, është mbyllur një dyqan i ushqimeve të shpejta në Shkup

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 20:34

Nëntë persona dyshohet të jenë helmuar, është mbyllur një dyqan i ushqimeve të shpejta në Shkup

Një dyqan për ushqime të shpejta në lagjen Aerodrom të Shkupit është mbyllur si masë paraprake për shkak të dyshimit për helmim me ushqim të nëntë personave, njofton Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Nga atje thonë se pas marrjes së njoftimit nga Qendra e Shëndetit Publik të Shkupit për nëntë raste ku dyshohet për helmim nga ushqimi, shërbimet inspektuese kanë kryer kontroll të jashtëzakonshëm në dyqanin për senduiça, transmeton Portalb.mk.

“Nga nëntë rastet e raportuara, salmonela është konfirmuar laboratorisht në pesë persona, tre persona kanë gastroenterokolit dhe një person është helmuar nga ushqimi”, tha AUV.

Gjatë kontrollit, sipas Agjencisë, në objekt është konstatuar gjendje e kënaqshme sanitaro-higjienike.

“Salcat me majonezë dhe ketchup, si dhe hamburgerët dhe biftek pule janë të prodhimit tonë dhe dërgohen në objekt me një mjet transporti të përshtatshëm. Të dhënat e praktikave të mira të higjienës dhe prodhimit mbaheshin gjithashtu rregullisht. Punonjësit ishin me libreza të rregullta sanitare”, bën të ditur agjencia.

Për përcaktimin e shkakut të infeksioneve në rastet e raportuara me simptoma të helmimit, Agjencia thotë se janë marrë pesë mostra ushqimore si majonezë, ketchup, biftek, hamburger dhe marule, katër tampona nga sipërfaqet e punës dhe pajisjet si tre mostra nga punonjësit.

“Është marrë vendim për ndalimin e përgatitjes dhe servirjes së ushqimeve deri në marrjen e rezultateve negative, si masë parandaluese për përhapjen e mundshme të infeksionit, kryerjen e kontrolleve të jashtëzakonshme sanitare, pastrimin e plotë mekanik dhe kimik”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni. 

Para dy ditësh AUV-ja informoi se pas pranimit të katër personave në Klinikën Infektive me simptoma të helmimit nga ushqimi, një gjellëtore në lagjen Vllae të Shkupit është mbyllur.

Në kushtet e temperaturave të larta, dhe rrjedhimisht rreziqeve të larta të helmimit nga ushqimi, AUV u bën thirrje operatorëve të jenë përgjegjës për respektimin e parimeve të sigurisë HACCP dhe rregullave të praktikës së mirë të prodhimit dhe higjienës.

6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 11 Korrik, 2024 20:34
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
6
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?