Neymar i vendosur: “Do të bëjmë të mundurën dhe të pamundurën për ta sjellë Kupën e Botës në Brazil”
Neymar Jr. ka dërguar një mesazh të fortë ambicieje dhe besimi për Kombëtaren e Brazilit, duke deklaruar hapur se objektivi i vetëm është fitimi i Kupës së Botës.
“Do të bëjmë të mundurën dhe edhe të pamundurën për ta sjellë Kupën e Botës në Brazil. Në korrik mund të më mbani përgjegjës”, u shpreh ylli brazilian, duke treguar qartë vendosmërinë dhe besimin në grupin e lojtarëve.
Neymar nuk ngurroi të përmendë edhe trajnerin Carlo Ancelotti, duke i dërguar një mesazh publik italianit:
“Hej Ancelotti, na ndihmo!”, tha ai me humor, por edhe me seriozitet, duke lënë të kuptohet rëndësinë e drejtimit teknik në rrugën drejt suksesit.
Sulmuesi i Brazilit shkoi edhe më tej, duke bërë një premtim personal për tifozët:
“Nëse arrijmë në finale… premtoj se do të shënoj një gol”.
Deklaratat e Neymarit kanë ngjallur entuziazëm të madh te tifozët brazilianë, ndërsa Brazili synon t’i rikthehet lavdisë botërore dhe të fitojë një tjetër titull, duke u mbështetur te përvoja, talenti dhe lidershipi i lojtarit të tij kryesor.
Neymar. Kupa e Botës. Synime të qarta.
Flaka
















