Nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, parandalohet kontrabandimi i 63 qengjave

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 20:16

Nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri, parandalohet kontrabandimi i 63 qengjave

Shërbimet Inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) zbuluan dhe parandaluan kontrabandimin e qengjave nga Maqedonia e Veriut, në Shqipëri.

Siç informon AUV, bëhet fjalë për 63 qengja të cilat është tentuar që ilegalisht të kontrabandohen në Shqipëri, ndërsa ishin rritur afër Prilepit.

“Në një aksion të koordinuar, automjeti me të cilin janë transportuar qengjat është ndërprerë nga nëpunësit policor në Strugë dhe pas kontrollit të zbatuar nga inspektorët e AUV-së është konfirmuar se bëhet fjalë për 63 qengja të cilët nuk janë identifikuar sipas Ligjit për identifikim dhe regjistrim  të kafshëve, ndërsa transportuesi nuk ka poseduar edhe certifikatë për gjendjen shëndetësore të bagëtive. Sipas deklaratës së dhënë  të transportuesit, bagëtitë vinin nga Prilepi”, citon AUV.

Sipas dispozitave të Ligjit për kontroll inspektues, qengjat janë marrë nga personi që i ka transportuar dhe i janë dorëzuar Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar. Kundër transportuesit do të parashtrohen sanksione kundërvajtës për lëvizje të bagëtive të paidentifikuara.

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 20:16
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?