Nga sot çmime më të larta të energjisë elektrike

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 19:10

Nga sot çmime më të larta të energjisë elektrike

Nga dita e sotme kemi çmime më të larta të energjisë elektrike në vend. Çmimi i energjisë elektrike për amvisëri nga 1 korriku në bllokun e parë mbetet i njëjtë, në bllokun e dytë ka rritje prej 0,85 %, në bllokun e tretë 1,92% dhe në bllokun e katërt prej 1.88 % ndërsa çmimi i energjisë elektrike të lirë do të rritet për 0.65 %, njoftoi të enjten kreu i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski.

Bislimoski tha se duhet të kërkohen zgjidhje kreative që do të jenë në interes të qytetarëve dhe t’i kushtohet vëmendje blerjes së energjisë elektrike nga kapacitetet vendore nga burimet e rinovueshme. Ai theksoi se duhet të kemi konkurrencë dhe të përfitojmë nga momenti kur çmimi i energjisë elektrike në bursa është i favorshëm. Me këto përllogaritje, Bislimoski tha se nuk janë shkaktuar goditje në çmim.

Kryeministri Hristijan Mickoski ditë më parë kishte njoftuar se kanë dorëzuar në Kuvend projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Energjetikë, në procedurë të shkurtuar dhe tha se synim i këtij ligji është parandalimi i rritjes së çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë.

/SHENJA/

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 19:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?