Nikolloski paralajmëron përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër deri në fund të vitit 2026

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 22:50

Nikolloski paralajmëron përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër deri në fund të vitit 2026

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski sot ka njoftuar për zhbllokimin e punimeve në autostradën Kërçovë-Ohër dhe fillimin e ndërtimit të autostradës nga Kërçova deri në Bukojçan. Ai pret që së shpejti të përfundojë rruga nga Prilepi në Gradsko, si dhe t’i përkushtohet seriozisht realizimit të autostradës nga Tetova në Gostivar, nga Gostivari deri në Bukojçan dhe nga Prilepi deri në Manastir.

Në deklaratën e dhënë për mediat pas vizitës në Fakultetin e ndërtimtarisë në Shkup, ministri Nikolloski tha se e realizojnë premtimin që deri në fund të vitit 2026 të kemi autostradë funksionale.

“Në lidhje me ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë ka probleme të shumta. Ne po i detektojmë ato tani. Disa pjesë kanë të bëjnë me shpronësimin, disa pjesë kanë të bëjnë me projektimin e shpatijeve, disa pjesë kanë të bëjnë me objektet që janë në vetë trase, para së gjithash janë pikat e derivateve që duhet të zhvendosen dhe janë në vetë trase. Ajo që mund të them është se do ta bëjmë, por premtimin që e dhamë se deri në fund të vitit 2026 do të ketë autostradë funksionale do ta realizojmë”, tha Nikolloski.

Sipas dekanit të Fakultetit të ndërtimtarisë, Goran Markovski, ajo që po ndodh me autostradën Ohër-Kërçovë tregon se projektimi i projekteve serioze infrastrukturore veçanërisht projekteve infrastrukturore lineare meriton kujdes shumë më të madh dhe periudhë më të gjatë të projektimit.

“Ka shumë elementë që janë specifike nga aspekte të ndryshme, megjithatë një përfundim i përgjithshëm që mund të nxirret është se projektimi është një fazë shumë e rëndësishme në ndërtimin e përgjithshëm të investimeve të tilla kapitale. Projekti ka një histori të gjatë. Është punuar në një kohë tjetër. Filloi të projektohet në mijëvjeçarin e kaluar, në vitin 1999, me disa kuptime dhe rregulla të tjera në zgjidhjen e problemeve të caktuara teknike. Nëse sot do të projektohej kjo autostradë, sigurisht që do të trajtohej ndryshe dhe do të gjendeshin zgjidhje të ndryshme për disa probleme që po ndodhin tani“, tha Markovski.

Ministri Nikollovski paralajmëroi realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe siç tha, “angazhimi i tij do të jetë angazhimi i kompanive vendore”.

“Definitivisht angazhimi im numër një do të jetë që kompanitë vendase të punojnë, që njerëz nga shteti të punësohen dhe mjetet që investon Maqedonia në infrastrukturë të mbeten në Maqedoni, por, ende më shumë që njohuritë të mbesin dhe të përmirësohen për shkak të realizimit të secilit projekt, veçanërisht në ato të mëdhatë do të thotë njohuri dhe përvojë plus. Fakti është se në vitet e fundit, për fat të keq, Maqedonia ka mbetur mbrapa në atë pjesë dhe patjetër duhet të bëjmë hapa të mëdhenj në periudhën në vijim”, tha Nikolloski.

Në pjesën e hekurudhës tha se prioriteti i parë që duhet të zhvillohet së bashku me Hekurudhat e Maqedonisë është Korridori 10.

261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 10 Korrik, 2024 22:50
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
261
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?