Nis TIFF-i! 220 filma premierë në Tiranë, risi inteligjenca artificiale. Domi: Ja çfarë pritet këtë vit!

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 20:55

Nis TIFF-i! 220 filma premierë në Tiranë, risi inteligjenca artificiale. Domi: Ja çfarë pritet këtë vit!

Si çdo vit ka nisur edhe për këtë shtator TIFF.

Mbrëmjen e 22 shtatorit International Film Festival do të çelë siparin Tirana me filmin “Porthenpe”.

Në këtë edicion të 22-të të TIFF 2024 do të shfaqen rreth rreth 220 premiera, prej të cilëve 180 janë filma me metrazh të shkurtër.

Drejtori artistik i TIFF Agron Domi ka dhënë detaje për festivalin ndërsa ka treguar dhe risitë e këtij viti.

“Fillon me programin e fëmijëve te Liceu. Vetë fëmijët do votojnë për filmin më të mirë të prodhuar me AI”, – tha Domi.

Domi tregoi dhe sfidën me të cilën është përballur arti i filmit vitet e fundit.

“Kam vënë re një rënie në përgjithësi të filmit”, – tha Domi.

Ai mes tjerash tha se këtë vit në festival, tri pjesëmarrje janë nga Shqipëria.

Tirana International Film Festival do të zhvillohet në datat 22-28 shtator, ku filmat do të paraqiten në 4 ambiente: Kinema Millenium, Qendra Art Agimi, Liceu Artistik dhe kinema Maks Velo.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 20 Shtator, 2024 20:55