Një ndër njerëzit më të besueshëm të Zaevit ulet në karrigen e të parit të LSDM-së

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 18:59

Një ndër njerëzit më të besueshëm të Zaevit ulet në karrigen e të parit të LSDM-së

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) për herë të parë në historinë e partisë ia beson kryesimin një mjeku.

Historikisht ky subjekt ishte drejtuar nga ekonomist ose jurist, por Venko Filipçe bëhet i pari që thyen parimin e pashkruar të udhëheqjes nga njerëzit e sferës së njëjtë. Filipçe vjen në krye të LSDM-së me mbështetjen më të madhe nga Zoran Zaev, ish kryetari i LSDM-së dhe lideri që çoi në histori Nikolla Gruevskin. Si lider i parë jashtë krahut të Shkupit dhe traditës shkupjane për të qenë ajka e kryesisë së partisë, Filipçe rezulton të jetë njeriu i dytë që nxjerr nga loja veteranët socialdemokrat të Shkupit. Për më tepër, ish këshilltari i ministrit të VMRO-DPMNE-së në Shëndetësi, pas gati 8 viteve në ekzekutiv falë LSDM-së vjen në krye të subjektit. Filipçe në cilësinë e ministrit mbahet mend për dy momente: pandemia dhe menaxhimi i saj që lë për të dëshiruar, përfshirë edhe aferën e vaksinave anti-kovid dhe Spitali Modular në Tetovë, tragjedi nga e cila humbjen jetën 14 persona. Besueshmëria e Zaevit ndaj Filipçes kishte shkuar deri në atë nivel sa një ditë pas tragjedisë ai kishte ofruar dorëheqjen nga pozita e ministrit, por Zaev nuk e kishte aprovuar duke e lënë në funksion të ministrit deri në përfundim të mandatit. /Alsat.mk

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 18:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?