Një person i armatosur qëllohet për vdekje nga policia pranë konsullatës së Izraelit në Mynih

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 20:00

Një person i armatosur qëllohet për vdekje nga policia pranë konsullatës së Izraelit në Mynih

Policia gjermane qëlloi për vdekje një të dyshuar sot në një rrugë pranë Konsullatës së Përgjithshme të Izraelit në Mynih, tha ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, transmeton Anadolu.

“Burri mbante një armë të gjatë dhe shkrepi një sërë të shtënash”, u tha gazetarëve Herrmann, duke shtuar se forcat e policisë u alarmuan dhe iu përgjigjën shumë shpejt kërcënimit.

Ministri tha se incidenti ndodhi pranë një muzeu mbi krimet e regjimit nazist, i cili ishte afër qendrës kulturore amerikane Amerikahaus dhe Konsullatës së Përgjithshme të Izraelit në qendër të qytetit.

Ai tha se motivi i të dyshuarit nuk është tani për tani i qartë dhe një hetim i plotë është duke u zhvilluar për të mbledhur më shumë informacione.

“Por, është e qartë se nëse dikush e parkon makinën e tij drejtpërdrejt para Konsullatës së Përgjithshme të Izraelit, dhe pastaj ecën përreth ndërtesës me armë dhe fillon të qëllojë, sigurisht, ose me një shkallë të lartë probabiliteti, nuk mund të jetë rastësi”, tha Herrmann.

Zëdhënësi i Departamentit të policisë së Mynihut, Andreas Franken u tha gazetarëve se i dyshuari ishte një shtetas austriak 18-vjeçar, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme për shkak të hetimeve në vazhdim.

“Hetimi është ende në vazhdim dhe ne do të japim informacione të mëtejshme në një fazë të mëvonshme në koordinim me zyrën e prokurorit publik”, tha ai.

Transmetuesit publikë WDR, NDR dhe e përditshmja “Süddeutsche Zeitung” raportuan më herët se i dyshuari njihej nga autoritetet si ekstremist fetar. Rrugët përreth Konsullatës së Përgjithshme të Izraelit u rrethuan nga policia pas të shtënave dhe njësitë speciale të policisë u vendosën në zonë si masë paraprake.

Ministria e Jashtme izraelite tha se asnjë diplomat apo anëtar i stafit nuk janë lënduar në incident. Ai tha se Konsullata e Përgjithshme tashmë ishte mbyllur për të përkujtuar vdekjen e atletëve izraelitë në sulmin gjatë Olimpiadës së vitit 1972 në Mynih.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Shtator, 2024 20:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?