Nutricionistja zbulon 10 ushqime që përmirësojnë energjinë dhe humorin në mëngjes
Nutricionistja e njohur amerikane Keri Gans ka rekomanduar disa ushqime që mund të ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe përmirësimin e gjendjes emocionale gjatë ditës, kur konsumohen në mëngjes.
Sipas saj, një mëngjes i balancuar nuk sjell ndryshime të menjëhershme në humor, por me kalimin e kohës ndihmon në përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik.
Gans thekson se ushqimet e pasura me vitamina, fibra, omega-3 dhe antioksidantë luajnë rol të rëndësishëm në stabilizimin e energjisë dhe humorit gjatë ditës.
Ndër ushqimet e rekomanduara përfshihen buka integrale, avokadoja, domatet, salmoni i tymosur, mjedrat dhe manaferrat, kërpudhat, kosi, tërshëra dhe farat chia.
Kombinimi i këtyre ushqimeve, sipas saj, ndihmon në përmirësimin e funksionit të trurit, rregullimin e sheqerit në gjak dhe reduktimin e stresit, duke ndikuar pozitivisht edhe në humor.
Ekspertët theksojnë se një mëngjes i shëndetshëm mund të jetë çelësi për një ditë më produktive dhe me më shumë energji.
Flaka
















