O’Brien: SHBA-të do të jenë shumë aktive në bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 19:00

O’Brien: SHBA-të do të jenë shumë aktive në bisedimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

SHBA-të pritet të jenë shumë aktive në bisedimet për mënyrën e saktë të zbatimit të marrëveshjes mes Shkupit dhe Sofjes pasi Bullgaria të formojë një qeveri më të qëndrueshme.

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, në një seancë dëgjimore për të ardhmen e Evropës në Komisionin e Punëve të Jashtme të Senatit, tha se Maqedonia e Veriut vuan për shkak të mosmarrëveshjeve me fqinjët e saj, gjë që paraqet një nga problemet për anëtarësim në BE dhe ndikon vazhdimisht në ndryshimin e kushteve, raporton “Zëri i Amerikës”.

Ai u pyet nga senatori demokrat nga New Hampshire, Jeanne Shaheen, se çfarë mund të bëjë më shumë SHBA për të inkurajuar evropianët që të përmbushin premtimet e tyre ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor që kanë bërë reformat e kërkuara, pa ndryshuar rregullat ose kushtet për lëvizjen e tyre në BE, rasti me Maqedoninë e Veriut.

“Çështja kryesore është marrëveshja që Maqedonia e Veriut ka me Bullgarinë dhe sapo Bullgaria të ketë një qeveri më të qëndrueshme, do të duhet të bisedohet për mënyrën e saktë të zbatimit të saj. Pra, kjo do të jetë një fushë ku unë pres që ne të jemi gjithashtu shumë aktivë”, u përgjigj O’Brien.

Bullgaria këmbëngul se nuk do të lejojë asnjë devijim nga marrëveshjet e arritura, e para prej të cilave është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski ka premtuar se nuk do të pranojë marrëveshjet me diktatet bullgar.

7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 31 Korrik, 2024 19:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
7
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?