OBSH: Më shumë se 161,000 fëmijë në Gaza janë vaksinuar kundër poliomielitit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 21:37

OBSH: Më shumë se 161,000 fëmijë në Gaza janë vaksinuar kundër poliomielitit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi, në ditën e tretë të fushatës së vaksinimit masiv kundër poliomielitit në Gaza, se deri më tani ka vaksinuar rreth një të katërtën e fëmijëve nën 10 vjeç në atë territor palestinez.

Fushata e vaksinimit u përshpejtua pas zbulimit të rastit të parë të poliomielitit në Gaza muajin e kaluar dhe mbështetet në pauzat e përditshme tetë-orëshe në luftimet midis ushtrisë izraelite dhe lëvizjes militante Hamas në disa zona të enklavës së rrethuar.

Përfaqësuesi i OBSH-së për territoret e pushtuara palestineze, Rick Piperkorn, u tha gazetarëve se më shumë se 161,000 fëmijë nën moshën 10 vjeç u vaksinuan në pjesën qendrore të Gazës gjatë dy ditëve të para të fushatës, duke tejkaluar objektivin e caktuar prej rreth 150,000 në dy ditë, raporton Reuters.

“Po ecën mirë deri tani. Këto pushime humanitare po funksionojnë tani për tani. Kemi edhe 10 ditë”, tha përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ekipet shëndetësore do të shkojnë në jug më vonë këtë javë, ku ata synojnë të vaksinojnë rreth 340,000 fëmijë, dhe më pas do të shkojnë në veri të Gazës, tha Piperkorn.

Sipas një njoftimi të mëparshëm nga OBSH, të paktën 90 për qind e fëmijëve në Gaza duhet të vaksinohen që fushata të jetë e suksesshme dhe për të parandaluar përhapjen e poliomielitit në Gaza dhe jashtë enklavës.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 3 Shtator, 2024 21:37
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?