Pavarësisht raportimeve të mëngjesit se gjithçka ishte gati, burime pranë negociatave konfirmojnë se nuk ka ende një marrëveshje të plotë mes Real Madrid, Olympique Marseille dhe vetë lojtarit Dani Ceballos për transferimin e tij në Ligue 1.
Mesfushori spanjoll, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Madridi në kërkim të më shumë minutave, shihet si përforcim ideal nga trajneri Roberto De Zerbi. Megjithatë, diferencat në vlerësimin e kartonit – me Real Madrid që kërkon rreth 15 milionë euro dhe Marseille që e konsideron shifrën të lartë – kanë bllokuar për momentin bisedimet.
Ceballos, 29 vjeç, ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2027 dhe ka tërhequr interes edhe nga klube të tjera evropiane. Për momentin, ai mbetet pjesë e skuadrës së Xabi Alonsos, ndërsa e ardhmja e tij pritet të qartësohet në ditët e fundit të merkatos.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
27 Gusht, 2025 14:03
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.