Organizohet për të tretin vit radhazi Festivali i peshkatarëve, sjell në vëmendje këtë sektor të ekonomisë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 20:24

Organizohet për të tretin vit radhazi Festivali i peshkatarëve, sjell në vëmendje këtë sektor të ekonomisë

Festivali i Peshkatarëve i organizuar për herë të parë në qytetin e Pogradecit solli për 3 ditë radhazi në vëmendje këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë.

Puna e peshkatarëve shqiptarë e parë në shumë dimensione është sjellë përgjatë 3 ditëve përmes ekspozitave të fotografisë, stendave të peshkut, gatimeve tradicionale duke u ndërthurur edhe me mbrëmje muzikore ku këngëtarë të njohur të skenës shqiptare performuan për pjesëmarrësit. Me një shumëllojshmëri të prodhimeve të detit por edhe liqeneve peshkatarët e Pogradecit, Prespës dhe Shkodrës u bënë bashkë në këtë organizim që për ta konsiderohet mjaft i rëndësishëm sepse sjell punën e tyre në vëmendje jo vetëm të banorëve por edhe turistëve

Për Organizatorët synimi është që ky festival të kthehet në një traditë të përvitshme duke sjellë një ndërthurje të artit, kulturës, dhe traditës së peshkimit vendas

Si rrallëherë mbrëmjet muzikore mbushën qendrën e Pogradecit me qytetarë e turiste duke sjellë edhe shumë emocione për artistët pjesëmarrës

Pogradeci mbetet një prej destinacioneve më të veçanta të turizmit shqiptar ku gjithkush mund ta gjejë veten duke pushuar buzë liqenit të Ohrit, duke shijuar natyrën, mikpritjen dhe gatimet e larmishme.

265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 5 Gusht, 2024 20:24
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
265
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?