Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 20:02

Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në asnjë moment nuk kanë kërkuar që ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë të mbahet e mbyllur.

Ajo ka thënë se kërkesë e SHBA-së është që të vendoset bashkë data e hapjes bazuar në vlerësimet e sigurisë.

“Po vlerësohet që duhet të bëhen përgatitje bashkë me aleatët, koordinim i përbashkët edhe për çështjen e urës, në mënyrë që të veprojmë bashkërisht. Në asnjë moment Amerika nuk po kërkon ta mbajmë urën mbyllur. Po kërkon që të ulemi bashkë dhe të vendosim datën bashkë duke u bazu në vlerësime të përbashkët të sigurisë. Unë nuk e di kush po e refuzon se unë s’jam prezente në takimet e ambasadorit me Qeverinë”- ka thënë ajo për kallxo.

Osmani ka thënë se kërkesën për koordinim asnjëherë nuk e konsideron si nënshtrim.

Ndërsa ka thënë se për të ka qenë e papranueshme kërkesa e partnerëve ndërkombëtarë që çështja e Urës së Ibrit të diskutohet me Serbinë në Bruksel.

Sipas saj, synimet me SHBA-në janë të njëjta ndërsa momentum duhet të zgjidhet bashkë.

“E kuptoj frustrimin e qytetarëve. Ura nuk është dashtë më u mbyll kurrë. Ata që na kanë çliru, jo me i pyet , por me u koordinu bashkë me ta, edhe shtetet me të mëdha ulen me shtetet e vogla e i dakordojnë disa gjëra. Jemi shtet siguria e të cilit varet edhe nga partnerët tanë. Është në interes të Kosovës që ne ta kemi NATO-n këtu dhe që Amerika të na përkrahë, nuk është nënshtrim”- tha ajo./kallxo.com

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 9 Shtator, 2024 20:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?