“Pas 10 ditësh, vijnë 3 ministre të tjera”/Curi: Rama ka në plan varrimin politik të ministrave dhe deputetëve të vetë

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 22:23

“Pas 10 ditësh, vijnë 3 ministre të tjera”/Curi: Rama ka në plan varrimin politik të ministrave dhe deputetëve të vetë

“Kryeministri Edi Rama kërkon që në mandatin e katërt qeverisë të ketë 84 deputetë”, tha analisti Arjan Curi, duke folur për mbledhjen informale të qeverisë, që u mbajt një ditë më parë në Dajt.

I ftuar në “Top Story”, Curi tha se Rama synon që në mandatin e ardhshëm, “edhe reformat t’i bëjë vetë”. Sipas tij, kryeministri ka në plan “varrimin politik të ministrave dhe jo vetëm”. Ndërsa gazetari Alfred Lela shtoi se anëtarët e kabinetit qeverisës janë bashkëpunëtorë të njëri-tjetrit.

Curi: Në mbledhjen e qeverisë në Dajt, Rama u tha që dua 84 deputetë në mandatin e ardhshëm. Do të bëjë dhe reformat vetë. Rama do t’u bëjë varrimin politik këtyre, se këta nxjerrin skandale, dokumente, dhe në fund Rama do u thotë: ja ç’bëtë, ia bëtë njëri-tjetrit. Mendoj se në mandatin e katërt, do të ketë shumë të panjohur. Pas 10 ditësh, vijnë 3 ministre të tjera, jo nga grupi i Ballukut, por i Veliajt.

Lela: Këta janë të gjithë bashkëpunëtorë të njëri-tjetrit. Disa e quajnë krim, disa e quajnë mëkat. Aty nuk ka ministra. Ka drejtorë dhe teka të Kryeministrit. Nuk ndodh në asnjë vend që ai që shkarkohet ose emërohet nuk e di. Kryeministri habit live në TV ministrin e Brendshëm dhe ai nuk e di. Nuk ndodh kjo në asnjë qeveri. Këta janë bashkëpunëtorë në të keqen, ne e trajtojmë si telenovelë.

Curi: Është më keq

Lela: Ne duhet të shthurim fijet e këtij bashkëpunimi në të keq.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 2 Shtator, 2024 22:23
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?