Pas titullit në Premier League, Arsenal mund të përballet me largimin e talentit Ethan Nwaneri
Arsenali ka festuar së fundmi titullin kampion në Premier League pas 22 vitesh pritje, por menjëherë pas suksesit kanë nisur edhe lajmet për lëvizje të mundshme në merkato.
Një nga emrat që po përflitet për largim është talenti i ri Ethan Nwaneri, i cili, sipas raportimeve nga Sky Germany, mund të largohet nga “Topçinjtë” gjatë merkatos së verës.
Nwaneri kishte firmosur një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030, por nuk ka arritur të sigurojë minuta të rregullta në skuadrën e Mikel Arteta. Ai ka regjistruar pak paraqitje në kampionat dhe më pas u huazua te Olympique de Marseille, ku ka treguar paraqitje pozitive me dy gola në 11 ndeshje.
Pavarësisht se pritet të rikthehet në Londër, interesimi për të mbetet i madh, sidomos nga Borussia Dortmund, që raportohet se po e ndjek nga afër situatën e tij dhe mund të bëjë një tjetër ofertë gjatë verës.
Klubi gjerman kishte tentuar ta transferonte edhe më herët, por lojtari zgjodhi të rinovojë me Arsenalin. Megjithatë, interesimi i vazhdueshëm tregon se e ardhmja e tij mbetet ende e hapur.
Flaka












