Pedri fton Julián Álvarez te Barcelona: “Shpresoj që të ndodh”

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Qershor, 2026 14:08

Pedri fton Julián Álvarez te Barcelona: “Shpresoj që të ndodh”

Mesfushori i FC Barcelona, Pedri, ka shprehur publikisht dëshirën e tij që sulmuesi argjentinas Julián Álvarez t’i bashkohet klubit katalanas në të ardhmen.

Në një intervistë për RTVE, Pedri e vlerësoi lart sulmuesin e Atlético Madrid, duke theksuar se do të ishte i lumtur ta shihte me fanellën blaugrana.

“E dua Juliánin si lojtar. E di që duhet të ndodhin shumë gjëra që ky transferim të realizohet dhe nuk dua të futem më thellë në këtë temë, por gjithmonë kam thënë se shpresoj që lojtarët më të mirë t’i bashkohen Barcelonës”, deklaroi Pedri.

Mesfushori spanjoll shtoi se shpreson që transferimi të bëhet realitet një ditë: “Shpresoj që të ndodhë dhe, nëse ndodh, mirë se të vijë.”

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e Atleticos vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim dhe nuk kanë asnjë plan për ta shitur Julián Álvarez te Barcelona. Kjo e bën një operacion të tillë shumë të vështirë, pavarësisht admirimit që ekziston nga ana e katalanasve për sulmuesin argjentinas.

Flaka

284

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 26 Qershor, 2026 14:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
284

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut