Pep ironizon rivalët: Të gjithë shpenzojnë, jo vetëm ne, City trajtohet ndryshe nga klubet e tjera

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Shtator, 2025 16:21

Pep ironizon rivalët: Të gjithë shpenzojnë, jo vetëm ne, City trajtohet ndryshe nga klubet e tjera

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka reaguar me ironi ndaj kritikave të viteve të fundit se suksesi i “Cityzens” është ndërtuar vetëm mbi shpenzimet e mëdha në merkato.

Para ndeshjes ndaj Arsenalit, Guardiola u shpreh se nëse Mikel Arteta fiton titullin e Premier League këtë sezon, “do të jetë vetëm për shkak të parave të shpenzuara, jo sepse ka punuar shumë”.

Ai shtoi se e njëjta gjë vlen edhe për Liverpoolin e Arne Slot: “Si Liverpooli! Nëse Arne Slot fiton përsëri, do të jetë sepse ka shpenzuar shumë para këtë vit, apo jo? Sepse nuk ndodh vetëm te Manchester City, apo jo? Të gjithë e bëjnë këtë…”.

Guardiola theksoi se çdo klub ka të drejtë të shpenzojë sipas dëshirës dhe mundësive të tij, por sipas tij, City është trajtuar ndryshe nga rivalët kur bëhet fjalë për investimet në skuadër.

Deklaratat e tij kanë ndezur debat në Angli, sidomos pasi Arsenali dhe Liverpooli kanë bërë shpenzime rekord këtë verë për të konkurruar në Premier League dhe Evropë.

Flaka

101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Shtator, 2025 16:21
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
101
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?