Për të tretin muaj me radhë ka rënë numri i pasagjerëve në aeroportin e Shkupit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Gusht, 2024 19:27

Për të tretin muaj me radhë ka rënë numri i pasagjerëve në aeroportin e Shkupit

Numri i pasagjerëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit është në rënie në qershor për të tretin muaj radhazi, thuhet në faqen e specializuar për trafik ajror Exyuaviation. Rënia e numrit të pasagjerëve është vërejtur pavarësisht rritjes së numrit të ngritjeve dhe uljeve, kryesisht për shkak të tokëzimit të një pjese të konsiderueshme të flotës Wizz Air për shkak të problemeve me motorët e avionëve të rinj Airbus 320-321 neo, transmeton Portalb.mk.

Përkatësisht, në Aeroportin e Shkupit gjatë muajit qershor ka pasur 265.983 pasagjerë, që është 2.6% më pak se qershori i vitit 2023, ndërsa numri i uljeve dhe ngritjeve është rritur për 6.4 përqind.

Vitin e kaluar, transportuesi hungarez me kosto të ulët stacionoi pesë avionë të tipit A321 në bazën e Shkupit gjatë sezonit veror, me kapacitet prej 230 vendesh, ndërsa këtë vit nga Shkupi fluturojnë vetëm aeroplanët më të vegjël A320 me 180 ulëse. Për shkak të problemeve me gjeneratën e re të avionëve Airbus 320-321 neo, sivjet nuk u soll aeroplan tjetër në Shkup, siç ishte planifikuar më parë.

Ky reduktim i kapacitetit ndikoi në uljen e numrit të udhëtarëve të transportuar, pavarësisht se ndërkohë në Aeroportin e Shkupit kanë filluar të fluturojnë Air Baltic për në Riga dhe Ajet për Stamboll, si dhe është rritur numri i fluturimeve charter, kryesisht për në Antalia. “WizzAir” është ende linja ajrore që ka pjesën më të madhe të tregut në trafikun ajror të Maqedonisë. Vitin e kaluar, kjo përqindje ishte 61.8 përqind.

Gjatë gjysmës së parë të vitit, aeroporti i Shkupit ka shërbyer 1.364.571 pasagjerë, që është një rënie prej 10,9% pas tremujorit të parë rekord.

8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Gusht, 2024 19:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?