Pesticidet në ushqim: cilat fruta e perime janë më të rrezikuara
Në ditët e sotme, shqetësimet për ekspozimin ndaj pesticideve dhe toksinave janë gjithnjë e më të larta. Ndikimi i tyre në shëndet varet nga lloji i kimikatit të përdorur, niveli dhe kohëzgjatja e ekspozimit.
Ekspertët theksojnë se fëmijët janë më të rrezikuar se të rriturit, pasi trupat e tyre të vegjël janë më të ndjeshëm ndaj toksinave. Përveç ushqimit, ata ekspozohen edhe përmes dyshemeve, tapeteve dhe lodrave që fusin në gojë.
Si të kufizoni ekspozimin
- Konsumoni më shumë fruta dhe perime organike.
- Lani mirë ose qëroni frutat dhe perimet për të larguar mbetjet e pesticideve.
- Hiqni dhjamin nga mishi, pasi aty grumbullohen shpesh kimikatet.
Ushqimet më të ndotura me pesticide
Sipas ekspertëve, më të rrezikuara janë: Luleshtrydhet, spinaqi, nektarinat, mollët, pjeshkët, rrushi, qershitë, dardhat, domatet, selinoja, patatet dhe specat.
Ushqimet më pak të ndotura
Ndër produktet më të sigurta renditen: Avokado, misri i ëmbël, lakra, qepët, bizelet, shpargu, patëllxhani, kivi, pjepri, lulelakra dhe brokoli.
Burime të tjera të pesticideve
Pesticidet gjenden edhe në solucionet kundër insekteve, produktet e kopshtarisë dhe ato për kafshët shtëpiake. Personat që punojnë në bujqësi këshillohen të përdorin veshje mbrojtëse, të lajnë duart shpesh dhe të ndajnë rrobat e punës nga ato të përditshmet.
Flaka
















