Plani i Rritjes, Varhelyi: Ballkani Perëndimor do marrë 90% të ndihmës që kanë vendet e BE për frymë

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Tetor, 2024 14:10

Plani i Rritjes, Varhelyi: Ballkani Perëndimor do marrë 90% të ndihmës që kanë vendet e BE për frymë

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, është shprehur se Plani i ri i Rritjes ofron investime shtesë për të gjitha fushat për zhvillimin e reformave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij do të ofrohen 6 miliardë Euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, për të cilat thotë se do të marrin 90% të ndihmës që shtetet anëtare të BE-së marrin për frymë.

”Plani i Rritjes funksionon në 2 mënyra, ofron investime shtesë në të gjitha fushat ku na duhen të gjitha reformat për t’u bërë anëtar i BE-së. 6 miliardë Euro për këtë plan. Që të funksionojë, na duhet që prej vendeve kandidate të marrim. Pra, na duhet të kemi një axhendë reformash për secilën prej vendeve të BP. Skicë se çfarë ata do të bëjmë deri në fund të 2027-ës, do të realizojë të njëjtin efekt, rezultat si një program me një cikël normal. Axhenda e reformave do të jetë kyçe. Pagesat e para të lëvrohen brenda këtij muaji. Koha në fakt po ecën që vendet të vazhdojnë reformat që të lëvrojmë dhe pagesat e mëtejshme. Ky plan që mobilizon një plan do të sigurojë, do të kemi intensitet ndihme që përkon me kuadrin e kohezionit të shteteve anëtare. Që do të thotë, 90% të ndihmës që marrin ata për frymë, do ta marrë edhe Ballkani Perëndimor. Kjo nënkupton se pas kësaj, nuk do të ketë asnjë justifikim post të qenurit gati për të qenë anëtar të BE-së. Me Planin e Rritjes do të përshpejtojmë reformat për t’u bërë anëtar“, u shpreh Varhelyi.

100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Flaka
Botuar nga Flaka 15 Tetor, 2024 14:10
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
100
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?