Policia e Kosovës të martën ka shpallur në kërkim edhe reperin tjetër nga Shqipëria, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, pasi dyshohet në përfshirjen në sherrin e rëndë që ndodhi në një diskotekë në Pejë para pak ditësh.
Për këtë rast në kërkim është shpallur edhe Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy. Në kërkim është edhe DJ Crax.
Stresi, sipas Policisë dyshohet për “ndihmë” në kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”.
Noizy e Stresi së bashku me disa të tjerë po dyshohen se rrahën brutalisht dy persona në një diskotekë në Pejë. Noizy e ka mohuar përfshirjen.
“Personi i kërkuar është: Arkimed (Sali) LUSHAJ i lindur me 15.06.1987 nё Bajram Curr- Shqipёri. I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: ‘Ndihma’ nё kryerjen e veprës penale ‘Lёndim i rёndё trupor’. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.