Presidenti i LaLiga-s, Javier Tebas, ka komentuar mbi rezultatin e Topit të Artë 2025, ku talenti i Barcelonës Lamine Yamal përfundoi i dyti pas francezit Ousmane Dembélé.
Sipas Tebas, arsyeja kryesore pse 18-vjeçari nuk e fitoi çmimin më prestigjioz individual ishte mosha e tij e re.
“Nëse do të ishte mbi 23 vjeç, jam i sigurt se do ta kishte fituar. Por duke qenë më i ri, atij iu dha trofeu tjetër [Kopa Trophy]. Nëse vazhdon në këtë nivel, nuk ka dyshim që do të fitojë Topin e Artë,” – tha Tebas.
Yamal, i cili këtë vit fitoi për herë të dytë radhazi Kopa Trophy për lojtarin më të mirë nën 21 vjeç, ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm me Barcelonën, duke shënuar 18 gola dhe dhënë 25 asistime në 55 ndeshje.
Edhe pse nuk e fitoi çmimin kryesor, shumë ekspertë dhe tifozë besojnë se është vetëm çështje kohe që ai të shpallet lojtari më i mirë në botë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
24 Shtator, 2025 18:47 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.