Presidentja Siljanovska Davkova priti në takim guvernatoren e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot priti në takim Anita Angellovska-Bezhoska, guvernatore e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcjell FLAKA.
Në takimin, i pari që nga marrja e detyrës, presidentja Siljanovska Davkova u njoftua për punën e deritanishme të Bankës Popullore dhe realizimin e qëllimeve të parapara, që kanë për qëllim arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe ruajtjen e një finance të qëndrueshme, konkurruese dhe të orientuar drejt sistemit të tregut.
Në takim, guvernatorja Angellovska-Bezhoska prezantoi edhe qëllimet strategjike që kanë për qëllim përmirësimin e zbatimit të politikës monetare, stabilitetin e sistemit bankar, funksionimin pa probleme të sistemeve të pagesave, menaxhimin e rezervave devizore, si dhe në funksion të sigurimi i kushteve për shërbime financiare efikase, inovative dhe të besueshme.
Presidentja Siljanovska Davkova përshëndeti përpjekjet e Bankës Popullore për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit, në kushte të rreziqeve gjeopolitike dhe gjeoekonomike. FLAKA
















