‘PriFest’, `Heshtja e sirenave` merr çmimin kryesor

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shtator, 2024 20:55

‘PriFest’, `Heshtja e sirenave` merr çmimin kryesor

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “PriFest” me rastin e përmbylljes së edicionit të 16-të ka ndarë çmimet e sivjetme.

Çmimin kryesor të “PriFest”-it: “Filmi më i mirë ballkanik” (Çmimi Vjosa Berisha) e mori filmi “Heshtja e sirenave” nga Gazmend Nela.

Për çmimin ‘Filmi më i mirë i shkurtë’ është vlerësuar “Highway of a broken heart”, prodhim grek nga Nikos Kyritsis.

Filmi më i mirë i metrazhit të mesëm i ka shkuar filmit nga Aulona Selmani, “And the wind weeps” nga Zvicra.

Aktori më i mirë është vlerësuar për sivjet Sunaj Raça me filmin vendor, “Heshtja e sirenave”, ndërkaq aktorja më e mirë Lana Barić me “This not a love song” nga Kroacia.

Regjisorja më e mirë është cilësuar Una Gunjak me filmin boshnjak, “Excursion”.

Çmimi për arritjen vjetore i ka takuar Luana Bajramit nga Kosova, derisa çmimi për arritjen jetësore për aktorin Enver Petrovci.

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 16 Shtator, 2024 20:55