“Prill, o im vëlla, më jep tri ditë hua, ta ngrij plakën me gjithçka ka.”
Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar se ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit të marsit dhe javën e parë të prillit.
Kjo periudhë njihet si “Plakat e Prillit”, për shkak të një legjende të përhapur në Shqipëri.
Sipas gojëdhënave shqiptare, njëherë e një kohë një plakë shkoi në mal për të kullotur bagëtitë. Duke parë motin e ngrohtë dhe me diell, ajo iu drejtua qiellit dhe tha: “Tani do t’i kullos për qejf bagëtitë. Lamtumirë, dimër – shkofsh në djall!”
Në atë moment, prilli (ose marsi, sipas një versioni tjetër) tha: “Shkurt, o im vëlla, më jep tri ditë hua, ta ngrij plakën me gjithçka ka.”
Menjëherë pas kësaj, sipas legjendës, moti u ftoh aq shumë sa plaka ngriu bashkë me bagëtitë në mal, duke u kthyer në shkëmb.
Mali i Tomorrit përmendet si vendi ku plaka u ngri me bagëtitë. Sipas gojëdhënave, në atë zonë gjendet edhe një gur në formën e një plake, nga i cili buron ujë, që thuhet se janë “lotët e plakës”.
Kjo legjendë njihet në mbarë Ballkanin dhe, si çdo legjendë tjetër, qarkullon në disa versione.
Duhet ta dimë se legjendat kanë një rol të rëndësishëm në kulturën e një vendi.
Kësisoi, nesër por edhe në ditët në vijim, moti pritet të jetë me reshje shiu, ndërsa në vendet malore do të ketë kushte për reshje të borës. Gazeta Flaka
















