Produktet e zakonshme që mund të lidhen me sëmundje serioze
Shumë produkte të përditshme që përdorim në shtëpi për pastrim, aromë apo higjienë personale, mund të përmbajnë substanca toksike që dëmtojnë shëndetin dhe mjedisin. Ekspertët paralajmërojnë se përdorimi i tyre i shpeshtë lidhet me probleme respiratore, hormonale dhe madje edhe neurologjike.
Produktet më të rrezikshme
- Shampot dhe produktet kozmetike – shpesh përmbajnë parabene, ngjyra sintetike dhe aromatizues artificialë që ndikojnë në sistemin hormonal dhe shkaktojnë irritime të lëkurës.
- Qirinjtë aromatikë dhe sprejtë e ajrit – lëshojnë kimikate që dëmtojnë mushkëritë, shkaktojnë alergji dhe probleme afatgjata shëndetësore.
- Ngjitësit dhe ngjyrat – përmbajnë tretës kimikë që mund të dëmtojnë veshkat dhe sistemin nervor, sidomos tek fëmijët.
- Pesticidet – përmbajnë neurotoksina të lidhura me sëmundje neurologjike si Parkinsoni.
Zgjidhja
Ekspertët rekomandojnë zëvendësimin e produkteve të zakonshme me alternativa natyrale dhe të certifikuara, si detergjentë ekologjikë, freskues ajri me bazë bimore dhe produkte higjiene pa kimikate të rrezikshme. Leximi i etiketave është thelbësor për të shmangur substancat e dëmshme.
Flaka
















