Protestojnë sërish banorët, kundërshtojnë ndërtimin e bazës së asfaltit në Vizbeg

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 19:08

Protestojnë sërish banorët, kundërshtojnë ndërtimin e bazës së asfaltit në Vizbeg

Protesta е banorëve e nisur më herët në zonën e Vizbegut kundër ndërtimit të bazës së asfaltit po vazhdon ende. Gjatë ditës së sotshme banorët kanë bllokuar rrugën bashkë me mjetet e ndërtimit të cilët kishin ardhur për të vazhduar ndërtimin e bazës së asfaltit, duke mos i lënë të dalin nga zona për të cilën kishin ardhur. Banorët e zonës së Vizbegut theksuan se vendimi i ndërtimit është një cenim i shëndetit të tyre.

Banori i zonës së Vizbegut, Emin Gaxha, ka shprehur reagimet e tij edhe ndaj drejtorit të Institucionit për Еkologji, Hisen Xhemaili ,duke thënë se cila ka qenë ideja e tij derisa ka dhënë vendimin e këtij ndërtimi duke e ditur që ka banorë dhe fabrika të cilët janë afër kësaj zone.

EMIN GAXHA, BANOR

Këtë rrugë këtu e ka zaptu që është e shtetit ku kanali, mos dhasht Zoti me ra ndonjë shi bohet sikur si u bo në Hasanbeg e njëjta na ndodh edhe neve. Por kur e ka dhanë lejen a e ka parë ku po e jep lejën, ai po më duket as nuk ka ardh këtu. Këtu janë familje, 1000 familje këtu jetojnë, marrin rrogë punojnë edhe rrisin fëmijë e familje”.

Edhe një banor tjetër, Hasan Bajrami, theksoi se nuk kanë lejuar dhe do të lejojnë ndërtimin e bazës së asfaltit për shkak të dëmtimin të shëndetit të banorëve.

Protesta e cila ka filluar ditë më parë do të vazhdonë edhe ditëve të tjera derisa autoritetet shtetërore të ndërpresin ndërtimin e bazës së asfaltit. Banorët thanë që ka kaluar afër 1 muaj që janë duke protestuar mirëpo nuk është marrë asnjë masë për ndalimin e ndërtimit, e për këtë ata thanë se po përgatitën të protestojnë edhe tek vendi ku është dhënë nënshkrimi i këtij ndërtimi. /SHENJA/

5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 1 Korrik, 2024 19:08
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
5
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?