Pse ndiheni të lodhur edhe kur ushqeheni shëndetshëm – ja shpjegimi i ekspertëve
Edhe pse ushqeheni shëndetshëm, ndiheni të lodhur? Ekspertët shpjegojnë se lodhja e vazhdueshme mund të lidhet me mungesë nutrientësh, kombinime të gabuara ushqimesh, orare të çrregullta vaktesh, dehidratim apo konsum të tepërt kafeine.
Pse ndiheni të lodhur edhe kur ushqeheni shëndetshëm?
Sipas dietologes Ro Huntriss, lodhja nuk lidhet vetëm me gjumin apo stresin, por shpesh edhe me mënyrën si ushqehemi:
- Mungesa e nutrientëve thelbësorë – hekur, magnez dhe vitaminë B12 janë të domosdoshme për prodhimin e energjisë. Pa to, dieta duket e shëndetshme, por nuk është efektive.
- Kombinime të gabuara ushqimesh – një smoothie vetëm me fruta mund të japë energji të shpejtë, por pas një ore lë trupin të lodhur. Zgjidhja: shtoni proteina dhe yndyra të shëndetshme (kos grek, gjalpë arrash, fara).
- Orari i çrregullt i vakteve – trupi ndjek ritmet cirkadiane. Ushqimet e rënda para gjumit prishin gjumin dhe energjinë. Disa ndihen më mirë me agjërim të ndërprerë, të tjerë me vakte të vogla çdo 3–4 orë.
- Dehidratimi – edhe mungesa e lehtë e ujit shkakton lodhje, dhimbje koke dhe mungesë përqendrimi.
- Teprimi me kafeinën – një kafe pasdite mund të japë energji të përkohshme, por prish gjumin dhe rrit lodhjen ditën tjetër. Këshilla: kufizoni kafenë deri në mesditë.
Flaka
















