Qepa – perim natyral me shumë përfitime për shëndetin
Qepa konsiderohet një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës, e cila përdoret prej kohësh në mjekësinë popullore për përmirësimin e imunitetit dhe trajtimin e disa problemeve shëndetësore.
Sipas këtyre praktikave tradicionale, qepa ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, uljen e kolesterolit dhe mbrojtjen e zemrës. Po ashtu, ajo përdoret edhe si ndihmëse për probleme si kollë, temperaturë, infeksione të veshit dhe rënie të flokëve.
Në rastet e kollës, qepa shpesh kombinohet me sheqer kaf, ndërsa për bllokimin e rrugëve të frymëmarrjes përdoret si masë natyrale në formë paste me vaj kokosi për aplikim në kraharor. Për uljen e temperaturës, disa metoda popullore sugjerojnë vendosjen e fetave të qepës në shputa të këmbëve gjatë natës.
Gjithashtu, lëngu i qepës përdoret në disa kura tradicionale për të përzier me çaj menteje kundër të vjellave, ndërsa për infeksionet e veshit përdoret në formë komprese me qepë të grirë. Në disa raste, qepa përdoret edhe për përmirësimin e rritjes së flokëve dhe reduktimin e zbokthit.
Megjithatë, këto metoda vijnë nga mjekësia popullore dhe nuk zëvendësojnë trajtimin profesional mjekësor, ndaj këshillohet kujdes dhe konsultim me mjekun.
Flaka
















